Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë pro vendimit të qeverisë greke dhe asaj shqiptare për zgjidhjen e çështjes së detit përmes Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Basha thotë në postimin e tij në Twitter se qëndrimin tij e ka shprehur prej 10 vitesh, ndërsa shton se i ka kërkuar ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës. Pjesë e diskutimit ka qenë edhe bashkëpunimi dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.
“Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.
Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian”, shkruan Basha.
Kreu i qeverisë Edi Rama njoftoi sot vendimin e dy qeverive gjatë konferencës për shtyp me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias. Ai deklaroi se së shpejti do të mbahet edhe një mbledhje e dy qeverive Shqipëri-Greqi, ndërsa u shpreh se ka besim se do të përfundojë në mënyrë pozitive dhe heqja e ligjit të luftës./mv. abcnews.al
Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë @NikosDendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, pic.twitter.com/fVOrGcEoFL
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 20, 2020