Çështja e detit, Rama: Vendosëm qe t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare

schedule13:40 - 20 Tetor, 2020

schedule 13:40 - 20 Tetor, 2020

Po mbahet në kryeministri konferencë e përbashkët për shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera, kryeministri Rama njoftoi se është vendosur që për çështjen e detit, palët t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare.

Po ashtu, kreu i qeverisë deklaroi se së shpejti do të mbahet edhe një mbledhje e dy qeverive Shqipëri-Greqi. Rama u shpreh se ka besim se do të përfundojë në mënyrë pozitive dhe heqja e ligjit të luftës.

“Të vetvendosen në çështje të tjera. Kjo nuk është një çështje që do të vendoset në diskrecionit tonë. Në këtë mënyrë do të fokusohemi tek bashkëpunimi ekonomik, tek njerëzit për të bërë më të mirën për qytetarët e dy vendeve që jetojnë, dhe për këtë arsye kemi rënë dakord për të organizuar një mbledhje tjetër mes Shqipërisë dhe Greqisë, çështje të patriotizmit nacional nuk janë çështje tonat.” s.b/abcnews.al/