Sezoni i ri në grupet e Champions League nis me “malore” për Atletico Madrid. Skuadra spanjolle do të përballet jashtë fushe me Bayern Munchen, kampionët në fuqi të këtij kompeticioni.
Diego Costa nuk është shqetësimi i vetëm për Diego Simeonen. Trajneri i Atleticos duhet të llogarisë edhe dy mungesa të tjera, atë të mesfushorit Saul Niguez dhe mbrojtësit Jose Gimenez.
Të dy lojtarët kanë probleme muskulore prej kohësh dhe nuk ia kanë dalë të rikuperohen për këtë sfidë spektakolare dhe tepër të fortë ndaj “armatës” së Hans- Dieter Flick. /abcnews.al