Dr. Skënder Brataj ka shprehur trishtim për ndarjen nga jeta të mjekut nga Kukësi Astrit Haziri i cili humbi sot betejën me koronavirusin. Brataj thotë se Covid-19 e ka në shënjestër personelin mjekësor. Ai shton se sot u nda nga jeta një koleg i përkushtuar, një baba dhe një bashkëshort ndërsa zbulon se ka qenë në një klasë me të ndjerin.
“Ndahet nga jeta Dr.Astrit Haziri. Ngushëllime familjes. Covid-19 e ka shënjestrën e tij të parë personelin mjeksor! Sepse ai ishte në vijën e parë, ballë për ballë me këtë virus të pa dukshëm por agresiv dhe dëmtues pa masë. Ne humbëm një koleg, të përkushtuar, familja humbi babain, bashkëshortin dhe shokun e jetës. Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mire. Vetëm pak ditë më pare u dëgjuam për gjendjen shëndetësore të tij kur ndodhej akoma në banesë. Lamtumirë dhe të qoftë dheu i lehtë shokë i mirë”, shkruan Brataj.
Haziri shërbente si mjek familje në Kukës, ndërsa mbylli sytë përgjithmonë në Turqi ku u dërgua për trajtim të specializuar mjekësor pas infektimit me Covid-19./mv. abcnews.al