Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar po përgatiten të nisin një eksperiment kontrovers në të cilin do të infektohen vullnetarë të shëndetshëm me Covid-19 për të studiuar sëmundjen me shpresën që të përshpejtojnë zhvillimin e një vaksine. Qasja, e quajtur “studimi sfidues”, është e rrezikshme por mbështetësit e saj këmbëngulin se mund të prodhojë rezultate shumë të shpejta në krahasim me kërkimet standarde.
Kolegji Imperial i Londrës u shpreh se studimi, i cili përfshin vullnetarë të shëndetshëm të moshës mes 18 – 30 vjeç, do të zhvillohet në bashkëpunim me departamentin për sipërmarrjet, energjinë dhe strategjinë industriale, si dhe një shoqëri private e cila ka eksperiencë në zhvillimin e testeve.
UK will deliberately infect people with Covid-19 to speed up vaccine https://t.co/HrUV1lCrNB
— Daily Mail U.K. (@DailyMailUK) October 20, 2020
Një nga pjesëtarët e ekipit shkencor u shpreh se infektimi i qëllimshëm i vullnetarëve me një agjent të njohur patogjen nuk është një gjë e lehtë. Por studimet janë shumë frytdhënëse, aq më tepër për Covid-19.
Në fazën e parë do të përpiqen të vendosin nivelin minimal të ekspozimit të nevojshëm për të shkaktuar sëmundjen. Dhe më pas do të përdorin të njëjtin model për të studiuar se si funksionojnë vaksinat potenciale në trup, reagimin imunitar dhe trajtimet./abcnews.al