Revolucion në Champions: 36 skuadra dhe dy skenarë, zbulohet plani

schedule16:19 - 20 Tetor, 2020

schedule 16:19 - 20 Tetor, 2020

Revolucion në Champions League. Formati mund të ndryshojë nga sezoni 2024/25 dhe UEFA po e mendon seriozisht diçka të tillë. Telegraph raporton se në fazën e grupeve mund të ketë më shumë skuadra. Aktualisht janë 32 skuadra që garojnë, kurse plani i ri është që të bëhen 36.

Veç kësaj po studiohen edhe detaje të tjera, që kanë të bëjnë me ndarjen e grupeve. Një mundësi është që të ketë 6 grupe me nga 6 skuadra, çka do ta shtonte numrin e përballjeve në grupe. Plot 10 ndeshje për çdo skuadër.

Opsioni i dytë është që skuadrat të luajnë po 10 ndeshje, por me kundërshtarë të ndryshëm që do të përcaktohen përmes shortit. “Sistemi zviceran” përdoret në shah dhe në liga të ndryshme sportive në SHBA.

Mbështetje më të madhe ka për opsionin e dytë, pasi do të rriste numrin e ndeshjeve kryesore në fazën e grupeve, çka e bën Champions League edhe më tërheqëse për transmetuesit televizivë. Vendimi për formatin e Champions League do të merret gjatë vitit 2021. /abcnews.al