Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre të dënuarve për prostitucion, trafikim të miturish e vjedhje.
Kështu, burimet e pasurisë duhet t’i deklarojë Fedianat Etemaj alias Ferdinand Etemi, banues në Berat, i dënuar për “Shfrytëzimi i prostitucionit”, Elton Drapi, banues në Tiranë “Trafikimi i të miturve” si dhe Dorjan Memaj, banues në Shkozë, i dënuar për “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim.
Këta persoa, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. s.b/abcnews.al/