Dendias në Tiranë, gardhi me policë bllokon kalimin e protestuesve tek Ministria e Jashtme

schedule11:25 - 20 Tetor, 2020

schedule 11:25 - 20 Tetor, 2020

Ndërsa pritet që ministri i jashtëm grek Nikos Dendias, të zhvillojë takimin e tij me homologun shqiptar Gent Cakaj, qytetarë të shumtë, aktivistë të vetëvendosjes dhe mbështetës të tjerë të PDIU janë mbledhur në zonën përreth ministrisë për të protestuar ndaj vizitës së zyrtarit grek.

Ndërkohë policia ka rrethuar zonën, ku efektivë të shumtë nuk kanë lejuar kreun e PDIU Shpëtim Idrizi dhe qytetarët të afrohet pranë Ministrisë së Jashtme.

Për mbajtjen e protestës PDIU ditën e djeshme ka kërkuar leje pranë organeve kompetente, ndërkohë që policia ka refuzuar që ajo të mbahet pasi për shkak të epidemisë nuk lejohen grumbullimet.

Sakaq Idrizi, ka theksuar se protesta do të vijojë me të gjitha mënyrat ndërsa me tone të ashpra i është drejtuar efektivëve që të mos pengojnë protestën.

“Nëse mbani shqiponjën në ballë shkoni bllokoni grekët që provokojnë, të kishit bllokuar Kacifasin të hynte. Mos u bëni hilacak, mos u shtyni. Nuk kam ardhur të tregoj forcën me ju por as ju mos tregoni forcën me ne se është turp. Jemi shqiptarë. Uroj shumë që prindërit dhe gjyshet tuaja në shtëpitë tuaja do ju thonë harram bukën që hani“, u tha Idrizi efektivëve.

Efektivet shihen se kanë rrethuar kreun e PDIU për të evituar përplasjet. n.d./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!