Paralajmërimi i ekspertit amerikan: SHBA po futet në valën më të madhe të Covid-19

schedule08:43 - 20 Tetor, 2020

schedule 08:43 - 20 Tetor, 2020

Ish-komisioneri i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) është shprehur se SHBA po futet në valën më të madhe të pandemisë.

Dr. Scott Gottlieb, i cili drejtoi agjencinë nga maji 2017 deri në prill 2019, tha se numri i shtuar i rasteve dhe shtrimeve në spital paraqet një sfidë të madhe për vendin pa vaksinë.

“Ne do të duhet të durojmë këtë valë të përhapjes tani,” tha ai në Face the Nation të CBS të Dielën. “Dhe ka të ngjarë të jetë vala më e madhe që ne kalojmë pa përfitimin e një popullate të vaksinuar.”

Gottlieb i tha moderatorit Margaret Brennan se 42 shtete po regjistrojnë rritje të numrit të shtrimeve në spital dhe 45 shtete kalojnë epidemi në rritje.

Sipas Projektit të Ndjekjes të COVID, pak më shumë se 37,000 pacientë me koronavirus u shtruan në spital që nga e mërkura. Ndërsa ky numër është shumë poshtë pikut prej rreth 60,000 në prill, mbetet shifra më e lartë e parë që nga gushti.

Këtë muaj, të paktën gjashtë shtete – Montana, Nebraska, Dakota e Veriut, Dakota e Jugut, Wisconsin dhe Wyoming – raportuan shtrime rekord në spital. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!