Pandemia e Covid-19 nuk ka kursyer as boksierin e njohur shqiptar Sefer Seferi. Sportisti i lindur në Gostivar është detyruar të heqë dorë nga dueli i 31 tetorit në Rusi kundër ish-kampionit të botës, Murat Gasiev.
Gjithsesi mbrëmjen e 31 tetorit në ring do të ngjitet një tjetër sportist shqiptar me të njëjtin mbiemër. Bëhet fjalë për vëllanë e madh të Seferit, Nuri Seferin.
Boksieri i peshave të rënda ka pranuar të zëvendësojë vëllanë e tij. Duhet theksuar se kundërshtari rus është i një niveli shumë të lartë, ndaj gjasat për një fitore të shqiptarit janë të pakta. /abcnews.al

