Një lajm i trishtë nga Italia! Një 20-vjeçar shqiptar, Klajdi Hallulli ka ndërruar jetë në një aksident të ndodhur të shtunën në mbrëmje. Mediat italiane kanë publikuar edhe foton e të riut ditën e sotme. Ai po udhëtonte me automjetin e tij Ford Focus kur u përplas me një pemë.
Ai u dërgua në spital me plagë të rënda por nuk arriti të mbijetojë. 20-vjeçari po udhëtonte bashkë me tre djem të tjerë të moshave 19 dhe 20 vjeç, njëri prej të cilëve vijon të jetë në gjendje të rëndë. Tre të plagosurit u nxorën pas më shumë se gjysmë ore nga makina e aksidentuar pasi ishin futur poshtë fletëve metalike.
Dyshimet e para janë se i riu që ishte në timon ishte i përgjumur në momentin e përplasjes ose mund të vuante nga ndonjë sëmundje.20-vjeçari shqiptar jetonte në shtetin fqinj bashkë me familjen, prindërit dhe vëllanë e tij./mv. abcnews.al