Ankth dhe panik te Derby County, pjesë e të cilit është Wayne Rooney. Një mik i sulmuesit të famshëm ka rezultuar pozitiv me koronavirus, por ia ka mbajtur të fshehtë këtë gjë 34-vjeçarit.
Legjenda angleze zbriti në fushë në sfidën e ditës së premte kundër Watford, pa e ditur nëse ishte prekur nga pandemia apo jo. Me të marrë vesh lajmin ka kryer tamponin, teksa ka dalë edhe përgjigja.
Just received the news that my covid-19 test has shown I do not have the virus. Delighted for myself and family but obviously angry and disappointed that I now have to self-isolate and miss vital games for @dcfcofficial
— Wayne Rooney (@WayneRooney) October 19, 2020
“Sapo mësova që përgjigja e testit ka dalë negative dhe nuk kam Covid-19. Ndihem i lumtur për veten dhe familjen time.
Në të njëjtën kohë, jam i zemëruar dhe i zhgënjyer prej faktit që duhet të nis karantinën, duke i munguar ekipit në disa sfida të rëndësishme“, shkruan Rooney. /abcnews.al