Ditën e sotme, blogerja Lori Hoxha feston 27-vjetorin e lindjes.
Ajo ka marrë urime të shumta por pa dyshim fjalët më të veçanta ia ka dedikuar motra e saj, Sara, me të cilën Lori ka një lidhje mjaft të ngushtë.
“Ka qenë një xhiro e çmendur, mikja ime. Të dua shumë. Gjithmonë bashkë, në çdo vështirësi”, shkruan Sara në Instagram.
Ajo ka zgjedhur një foto nga fëmijëria e tyre, ku ato shfaqen pranë njëra-tjetrës dhe gjithmonë të pandara. l.k/abcnews.al