“Sweet But Psycho” ishte kënga që i hapi artistes shqiptare, Ava Max rrugët e karrierës ndërkombëtare. Kënga flet për një vajzë të ëmbël por paska të “çmendur” dhe mesa duket teksti i saj i është kthyer në një boomerang. Në një intervistë që ka dhënë së fundmi për “Rain Magazine”, Ava ka treguar sesi është përndjekur nga një mashkull, të cilit i është dashur të udhëtojë kilometra të tëra nga Franca për një shkrepur një foto me të.
“Kam patur kujtime të bukura me fansat e mi, duke parë video nga e gjithë bota. Kjo ka qenë e pabesueshme! Kur shkova për të udhëtuar, mësova aq shumë për çdo vend. Kështu që, kjo më bën të ndihem më afër fansave të mi. Për kujtime jo aq të mira psikologjike, unë pata një përndjekës që erdhi në shtëpinë e prindërve të mi vitin e kaluar teksa isha në turne.
Për kujtime jo aq të mira psikologjike, unë pata një përndjekës që erdhi në shtëpinë e prindërve të mi vitin e kaluar teksa isha në turne. Një djalë fluturoi nga Franca për të më takuar dhe ishte kaq i bezdisshëm. Ai kishte lule me vete dhe po insistonte që unë të bëja një fotografi para derës në shtëpinë time. Nëna ime ishte aq qesharake. Ajo ma ngatërroi qëllimisht emrin kur ai e pyeti duke i thënë; ‘Pava? Jo, ne nuk e njohim atë”, është shprehur Ava. xh.d/abcnews.al