Mesfushori i Chelseas, N’Golo Kante, duket se kërkon të qëndrojë në Londër. Sipas raportimit të “Le 10 Sport”, francezi është i kënaqur në “Stamford Bridge” për sa kohë ai luan dhe nuk ka asnjë arsye për t’u larguar.
Kampioni i Botës me Francën është lidhur shpesh me një kalim tek Interi apo Real Madrid, por mesa duket tashmë ai është i qartë me veten e tij. Gjithçka filloi nga marrëdhënia e acaruar me Frank Lampard, i cili e la atë disa ndeshje në stol.
Më pas tekniku anglez nuk i dha leje lojtarit për të shkuar në dasmën e mikut të tij të ngushtë, çka i acaroi edhe më shumë ujërat tek Chelsea. Por në ndeshjet e fundit Lampard ka besuar sërish tek Kante dhe ky i fundit është kënaqur me këtë fakt. /abcnews.al