Një grua që u përpoq të shpëtonte nga një piton është bërë virale në rrjete sociale. Gruaja nga Australia u detyrua të kërkonte ndihmë pasi pitoni rreth 3 metra i gjatë u “mbërthye” rreth këmbës së saj. Ajo ishte qenë duke punuar në garazhin e saj, kur vuri re se macja ndodhej në një qoshe poshtë makinës.
Gruaja rrëfen se ndërsa tentoi të shpëtonte kafshën, gjarpri rrethoi bishtin rreth këmbës duke e shtrënguar fort, derisa u detyrua të kërkojë ndihmë. Ngjarja është filmuar nga kamerat e policisë, të cilët shkuan menjëherë në vendngjarje. Në video shihet momenti kur gruaja mban kokën e gjarprit mënjanë, ndërkohë që policët tentojnë t’ja heqin nga këmba. xh.d/abcnews.al

