Campbell bën një gafë “live” në emision, ish-lojtari i City e korrigjon direkt

schedule16:18 - 19 Tetor, 2020

schedule 16:18 - 19 Tetor, 2020

Ditën e shtunë Manchester City arriti një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi kundër Arsenalit dhe të besuarit e Pep Guardiolës triumfuan me rezultatin 1-0. Takimi u vendos në minutën e 23-të falë golit të Raheem Sterling, i cili i dha tre pikët “Qytetarëve”.

Për të komentuar mbi këtë sfidë në studion e “Sky Sports” ishin të ftuar dy ish-lojtarë të ekipeve në fjalë. Bëhet fjalë për Sol Campbell nga Arsenali dhe Micah Richards nga Manchester City, të cilët morën dhe një herë tjetër vëmendjen falë një gafe.

Në përfundim të pjesës së parë ata po komentonin golin e shënuar dhe Campbell bën një gafe të pafalshme. “Bellerin duhej ta vononte Fodenin dhe ta sulmonte te këmbë e tij e dobët, pra tek e majta”, ishte komenti i ish-qendërmbrojtësit.

E menjëhershme ishte përgjigjja nga ish-lojtari i Cityt, i cila ia ktheu: ‘Foden luan me këmbën e majtë’. Campbell më pas e pranoi gabimin, por tifozët në rrjetet sociale filluan menjëherë memet për të. /abcnews.al