Grevistet në Ballsh ankohen për deputetët

schedule11:53 - 19 Tetor, 2020

schedule 11:53 - 19 Tetor, 2020

Vijon në ditën e pesë greva e urisë së naftëtarëve të Uzinës së Ballshit. Gazetarja e Abc News Valbona Davidhi përcolli gjatë ditës së sotme zërin dhe kërkesat e tyre që vijojnë të jenë të njëjta.

Ndërsa thonë se po kërkojnë thjesht bukën e fëmijëve, naftëtaret thonë se edhe deputetët që i kanë vizituar, “kanë ardhur për t’u tallur.”

Zonja shprehet:

 “Asnjë reagim nuk kemi, as edhe një telefonatë. Edhe deputetet që vinë, vinë për t’u tallur. Vinë për hallin e tyre … Është turp, s’ka më ku të vejë. Tallen me ne. Jemi nëna, jemi familjare. Kemi 5 ditë dergjemi këtu, i kemi lënë njerëzit të sëmurë brenda. Në s’jemi as deputete, as ministre, as ministre e as drejtoresha. Ne jemi punëtore të thjeshta edhe po kërkojmë bukën e fëmijëve.”  s.b/abcnews.al/