Një makinë limuzinë e përdorur nga presidenti amerikan John F. Kennedy në ditën e vrasjes së tij, u shit në ankand për shifrën e 375 mijë dollarëve.
Makina e vitit 1963, një Lincoln Continental ishte përdorur nga presidenti Kennedy, Jackie Kennedy dhe guvernatori i Teksasit, John Connally mëngjesin e 22 nëntorit 1963, ku ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë u vra nga një plumb.
Ata udhëtuan me këtë makinë nga Forth Worth për të shkuar në aeroport, ku morën fluturimin për në Dallas, aty ku edhe Kennedy u ekzekutua në një tjetër Lincoln Continental.
Tashmë, kjo makinë ndodhet prej vitesh në muzeun “Hendy Ford” në Dearborn të Michiganit. l.k/abcnews.al