Zyrtare: Lokomotiva Zagreb e “tepron”, afron edhe shqiptarin e tetë

schedule19:48 - 18 Tetor, 2020

schedule 19:48 - 18 Tetor, 2020

Jon Mersinaj, Edis Maliki, Enis Çokaj, Sherif Kallaku, Dzemail Ibishi, Francesko Tahiraj dhe Indrit Tuci janë shtatë shqiptarët e Lokomotivës së Zagrebit, të cilët ditën e sotme kanë mësuar se edhe një tjetër do shtohet në koloninë e tyre.

Hajdin Salihu është lojtari më i ri i skuadrës shqiptare, i cili kalon te Lokomotiva e Zagrebit në huazim nga Llapi. Vetë klubi nga Podujeva e ka njoftuar diçka të tillë përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare në “Facebook”.

NJOFTIMI – “Pas shumë negociatave në mes drejtuesve të klubit dhe atyre të Lokomotivës është arritur marrëveshja për huazimin e mbrojtësit 18-vjeçar, Hajdin Salihu tek Lokomotiva. Lokomotiva që bënë pjesë në Superligën e Kroacisë, do të huazoj Salihun deri në qershor të vitit 2021, me të drejtë blerje të kartonit të tij.

Hajdin Salihu, si 17-vjeçar, ka debutuar në Superligë duke iu dhënë mundësia që në moshë të re nga trajneri Tahir Batatina, në ndeshjen ndërmjet Llapit e Drenicës. Salihu ka zhvilluar 12 paraqitje në edicionin 2019/20. Fitues i Elite Round me Kosovën U17.

Kapiteni i Kosovës U19 pasi fitoi turneun në Roma të Italisë, mori ftesë nga përzgjedhësi Rafet Prekazi në ndeshjet e muajit shtator dhe tetor të Kosovës U21. KF Llapi i dëshiron shumë suksese në Lokomotiva të Zagrebit. Presim që t’i tregon vlerat dhe cilësitë që posedon. Pa dyshim që me sjelljet dhe karakterin e tij luftarak do të arrij shumë lartë si futbollist”, njofton Llapi. /abcnews.al