Këngëtari i njohur shqiptar Ardian Bujupi ka treguar nëse dikush i ka rrëmbyer zemrën apo jo.
I pyetur nga këngëtarja Fifi, ai u përgjigj se “Zhuljeta” që i ka rrëmbyer zemrën e ka emrin Sabrina. Këngëtari tha se ata janë ndarë, por ai ende e do.
Kujtojmë që lidhja e Ardianit me kërcimtaren indiane Sabrine Khan u zbulua pak muaj më parë.
Sabrine Khan ka qenë protagoniste në klipin “Modela” të këngëtarit. Ajo është e famshme në Gjermani ku njihet si kërcimtare nga videot që publikon në Youtube. l.k./abcnews.al


