Rasti i dytë brenda vitit! Gjendet një jaht i braktisur pranë Shëngjinit, dyshimet e para

schedule21:31 - 17 Tetor, 2020

schedule 21:31 - 17 Tetor, 2020

Mbrëmjen e sotme është gjetur një jaht i braktisur pranë Shëngjinit. Jahti pa asnjë person në bord është gjetur nga policia kufitare, që do ta ankorojë në port.

Kontrolli i imtësishëm brenda jahtit do të bëhet sapo të ankorohet në port, ndërsa verifikimet e autoriteteve kanë nisur. Sipas burimeve, në jaht dyshohet se kanë qenë dy persona, anëtarë të ekuipazhit, të huaj. Jahti është me flamur slloven.

Po ku janë dyshimet e para?

Burime nga policia kufitare kanë dyshime të forta se jahti mund të përdorej për të transportuar lëndë narkotike. Në momentin që është afruar policia anëtarët e ekuipazhit e kanë braktisur jahtin” i tha një burim Abc News. Policia ka nisur kontrollin dhe hetimet.

Ky është rasti i dytë brenda vitit, pasi në shtator të 2019 u gjet një tjetër jaht i braktisur pranë portit të Shëngjinit. Mjeti lundrues ndodhej në det të hapur dhe nuk kishte persona në bord./ db/Abcnews.al