Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk është një relike historike por një vepër frymëzuese veçanërisht për rininë shqiptare. Mesazhin e tij, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e përcolli në 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në ceremoninë e organizuar nga kryeministri i Kosovës.
“Lidhja Shqiptare e Prizrenit qëndron edhe sot e gjithë ditën në përpjekje të mëdha të mbarëshqiptarëve për të zgjeruar hapësirat e tyre të lirisë, demokracisë dhe integrimit europian dhe euroatlantik. Si e tillë, ajo nuk është një relike historike, por është edhe sot një vepër e gjallë frymëzyese për të gjithë ne dhe për të gjitha kohërat”, tha Meta./abcnews.al