Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy aksidente brenda një ore në Elbasan

schedule20:41 - 9 Qershor, 2018

schedule 20:41 - 9 Qershor, 2018

Një 25-vjeçar ka humbur jetën dhe një efektiv policie ka mbetur i plagosur në dy aksidente që kanë ndodhur brenda një ore sot pasdite  në Elbasan.

Një  i ri ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit pasi u plagos në një aksident rrugor. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në aksin rrugor Elbasan – Tiranë, në fshatin Bradashesh.

Viktima është 25-vjeçari Saimir Lleshanaku.

Drejtuesi i mjetit, një 23-vjeçar është shoqëruar në komisariatin e qytetit dhe do të qëndrojë aty deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Pak minuta më herët një mjet doli nga rruga.

Brenda ndodhej një punonjës policie.

Dritan Meçaj, efektiv i Policisë Rrugore të komisariatit Cërrik ishte duke udhëtuar në aksin rrugor Gramsh-Cërrik .

Në afërsi të HEC-it të Banjës, makina doli nga rruga dhe pasi u rrokullis disa herë dhe shpërtheu në flakë.

Efektivi ka mundur të dalë nga automjeti dhe kalimtarë të rastësishëm i dhanë  ndihmën e parë. Ai u transportua  ne spitalin e Elbasanit  dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë moti me lagështirë ose një defekt në automjet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!