Paralelisht me samitin e vendeve të G7-s, një tjetër event ndërkombëtar po mbahet në Kinë, ku presidenti Xi Jinping kryeson takimin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Mes liderëve të pranishëm në këtë samit spikat presidenti rus Vladimir Putin dhe krerët e shteteve nga Irani, India, Pakistani dhe 4 vende të Azisë qendrore. Të shtunën, takimi kryesor ka qenë ai mes presidentëve të Kinës, Rusisë dhe Mongolisë, të cilët kanë diskutuar për arritjet në 3 vjet bashkëpunim.
Tre vendet i kanë fokusuar forcat e tyre në një sërë projektesh për zhvillimin e infrastrukturës dhe atë financiar. Duke vlerësuar se ekonomia ndërkombëtare po globalizohet dhe ato rajonale po integrohen, presidenti Xi ka nënvizuar se bashkëpunimi trepalësh duhet të shërbejë si shembull për përfshirjen e vendeve të tjera të Azisë. Ai e ka cilësuar të një rëndësie jetike avancimin e projektit të njohur si “Korridori Kinë-Mongoli-Rusi”./abcnews.al