Lucas Torreira është goditja e fundit e Atletico Madrid në merkato. 24-vjeçari uruguaian erdhi në huazim nga Arsenali dhe do të përforcojë mesfushën e ekipit të Diego Simeones.
Ky i fundit është i kënaqur me merkaton e drejtuesve, të cilët i kanë dhuruar edhe emra si sulmuesit Luis Suarez dhe Yannick Ferreira Carrasco.
“Jam shumë i lumtur për mënyrën sesi e kemi përforcuar kontingjentin tonë. Kemi 20-21 futbollistë që mund të luajnë si titullarë. Shpresoj të menaxhojmë sa më mirë situatën në dhomat e zhveshjes.
Është e rëndësishme që të gjithë të jenë të lumtur dhe të japin maksimumin në fushë. Kjo Atletico është shumë e fortë“, deklaron “El Cholo” Simeone. /abcnews.al