Çekia shënon rekord të rasteve ditore me COVID-19

schedule10:01 - 17 Tetor, 2020

schedule 10:01 - 17 Tetor, 2020

Republika Çeke ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve ditore me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore raportuan 11,105 raste të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se që nga marsi rastet kanë arritur në 160,112 të prekur.

Ukraina gjithashtu ka regjistruar shifra rekord të të prekurve me COVID-19.

Në 24 orë janë konfirmuar 6,410 të prekur, ndërsa 109 persona humbën jetën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!