Raporti i Komisionit të Venecias dhe KiE për votimin elektronik në Shqipëri

schedule15:30 - 9 Qershor, 2018

schedule 15:30 - 9 Qershor, 2018

Të ndodhur ende në fazën e këshillimit me ekspertët e huaj, komisioni i reformës zgjedhore ka shqyrtuar një raport të përpiluar nga ekspertë të Komisionit të Venecias dhe Këshillit të Europës, i cili zbardh këshillat e para lidhur me votimin elektronik në Shqipëri.

Kërkesës së vazhdueshme të partive politike për votimin elektronik Komisioni i Venecias i përgjigjet me një projekt pilot në rast të zbatimit të tij në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Një projekt pilot për teknologjinë e identifikimit të votuesve përmes shenjave të gishtërinjve, grumbullimi i tyre në funksion të verifikimit gjatë procesit të auditimit, si dhe skanim i fletës së votimit në çdo KZAZ,  janë këto rekomandimet e para që vijnë nga një studim i komisonit të Venecias dhe Këshillit të Europës që mban datën 4 qershor. Dokumenti, i shqyrtuar edhe nga dy bashkëkryetarët Oerd Bylykbashi dhe Bledar Çuçi, edhe pse thekson se teknologjia e re e votimit nuk ndihmon drejtpërdrejt në fenomene si shit-blerja e votës, duke qënë se kjo ndodh përpara nisjes së procesit të votimit, ajo ndihmon përmes automatizimit të disa hallkave të procesit duke eleminuar faktorin njerëzor.

Raporti kujton projektin pilot të parashikuar të ndodhte në 2013-ën ku përpos skanimit automatik të fletës së votimit u testua identifikimi përmes shenjës së gjitërinjve. Kjo e  fundit nuk u aplikua për arsye të paqarta, shkruan raporti, por pretendimi ishte se shkak u bënë një numër i madh kartash identiteti të palexueshme nga makineritë, për shkak të defiçitit kohor në testimin e sistemit. Pavarësisht këtij dështimi, raporti i ekspertëve shkruan se do të ishte e llogjikshme të pilotohej kjo teknologji brenda një kohe të arsyeshme për testim.

Në Shqipëri, kjo mund të testohet fillimisht duke grumbulluar shenjat e gishtërinjve vetëm si prove për tu verifikuar në procesin e auditimit, dhe jo si kusht për lejimin e votimit pasi kjo do ta komplikonte procesin e votimit.

Sa i përket skanimit të fletës së votimit, mes dy opsioneve të paraqitura në raport, atë të skanimit në pikën e votimit apo skanimit në një pikë të vetme të centralizuar, raporti sugjeron opsionin e parë për Shqipërinë, atë të pajisjes së qendrave të votimit me skanera që bëjnë leximin në pikën e votimit. Një mundësi e tretë është ajo e zhdukjes së fletave të votimit dhe zëvendësimit e ketij procesi permes ekranit elektronik. Por perdorimi i ketyre makinerive përveç se do të rriste koston financiare, ato do të kërkonin një ndryshim ne sjelljen e votuesit e cila mund të shkaktojë konfuzion.

Votimi online, pra larg pikës së votimit, i pakonsideruar nga bashkë-kryetarët Bylykbashi dhe Çuçi për votuesit brenda Shqipërisë, sipas raportit duket e vetmja mënyrë e sigurt për votuesit Shqiptarë jashte kufijve. Pra, sipas Komisionit te Venecias kjo mënyrë e votimit për shqiptarët që jetojnë jashte kufijve zyrtare te Shqiperise garanton vlefshmerine e votes, perkundrejt  votimit me postë apo vendosjes së qendrave të votimit jashtë shtetit.

Thelbësore në raport shfaqet regjistrimi i një gjurme të kontrollueshme për çdo transaksion të performuar nga makineritë për të mundësuar dhe vërtetuar sjelljen jo korrekte gjatë procesit electoral.

Kjo sipas raportit të ekspertëve do të kërkonte edhe një trupë të pavarur e cila menaxhon materialet e grumbulluara për të mundësuar zgjidhjen e kontesteve. Gjurmët e auditueshme nga makineritë në vend-votim mund të përdoren si provë solide e sjelljes jo korrekte të punonjësve në këto qendra votimi.

Procesi më i mirë i verifikimit në përdorimin e kësaj teknologjie është ri-numërimi i fletave të votimit. Ri-numërimi zakonisht bëhet nga një tjetër trupë nga ajo e apra për të mundësuar pavarësi në procesin verifikues.

De-politizimi i sistemit elektoral, Komisionit, KZAZ-ve është diçka që Shqipëria duhet ta konsiderojë sipas ekspertëve, për të mundësuar neutralitet dhe profesionalizëm. Kjo nuk do të përjashtonte aktorët politik nga procesi i vëzhgimit. /abcnews.al