Trump këmbëngul që Rusia të jetë pjesë e G8

schedule12:55 - 9 Qershor, 2018

schedule 12:55 - 9 Qershor, 2018

Kryeministri Italian Xhuzepe Konte dhe presidenti amerikan Donald Tramp patën një bisedë private në përfundim të punimeve të ditës së parë të samitit të G7-ës në Kanada. Sipas mediave që citojnë delegacionin Italian, Kontes i është bërë një ftesë jo zyrtare për në Uashington nga Kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Në përfundim të ditës së parë të një samiti G7 pak të komplikuar, kryeministri Italian Xhuzepe Konte nuk i ka prishur marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe pse mbajti një qëndrim pro hapjes së dialogut me Moskën. Presidenti francez Emanuel Makron në përfundim të takimit të parë me homologun e tij Italian shkruajti në Tuiter se të dy kishin të përbashkët një kontinent: Europën si dhe një histori e vlera që i lidhin. Pas miratimit të marrë nga Trump pasi mbështeti propozimin për risjelljen e Rusisë në tryezën e të mëdhenjve, kryeministria italiane theksoi me anë të një deklarate për shtyp se Roma nuk vendos e vetme. Por kancelarja gjermane Merkel frenon, duke thënë se vendet europiane janë unanime për faktin se do të vendosin për këtë vetëm kur të ketë një progress në krizën ukrainase.

Ndërsa për sa i përket tarifave për hekurin dhe aluminin të vendosura nga administrata Trump, presidenti francez Makron deklaroi se ekziston vullneti i mirë për të arritur një marrëveshje në interes të të gjitha palëve të përfshira. Edhe presidenti amerikan konfirmoi se janë bërë hapa para, gjithësesi mediat raportojnë se ai mund të largohet nga Kanadaja para përfundimit të samitit.

Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se Donald Trump ka ftuar kryeministrin Italian Konte në Shtëpinë e Bardhë për një takim të dytë, por nuk jepet asnjë detaj për datën. /abcnews.al