Në zonat malore të Kukësit bora deri në 10 cm

schedule14:42 - 24 Tetor, 2017

schedule 14:42 - 24 Tetor, 2017

Në verilindje kanë nisur reshjet e shoqëruara edhe me temperatura të ulta. Që prej të hënës vijojnë pa ndërprerje dhe në zonat malore në Kukës bora ka rënë deri në 10 cm. Ndërsa mësohet se banorët e zonës ende nuk kanë siguruar bazën ushqimore dhe drutë e zjarrit për periudhën gjatë dimrit. Raportohet se ende nuk ka probleme me rrugët dhe energjinë elektrike. Shirat kanë shtuar prurjet në lumenjtë që furnizojnë liqenin e Fierzës ç’ka pritet të ndikojë edhe në rritjen e nivelit të ujit dhe përmirësimin e situatës hidrike.