Veliaj prezanton aplikacionin “Mobike”

schedule20:22 - 8 Qershor, 2018

schedule 20:22 - 8 Qershor, 2018

Përdorimi i biçikletës do të jetë një nga zgjidhjet per trafikun e rënduar në Tiranë. Kreu i bashkisë, Erion Veliaj pohoi se, aktualisht janë ndërtuar rreth 10 kilometër korsi për pedalistët, duke rritur ndjeshëm përdorimin e biçikletës në kryeqytet.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh optimist se nuk do të jetë e largët dita që pedaluesit do të jenë më të shumtë në numër se sa drejtuesit e automjeteve.

“Kur e filluam para 3 vitesh, pedaluesit ishin 1%. Para dy vitesh ishin 3%. Sot jemi në 6% të popullsisë që po përdor rregullisht biçikletat. Nëse ne do të vazhdojmë me këtë ritëm nuk do të jetë e largët dita kur pedaluesit të jenë më të mëdhenj në numër se sa ata që i japin një mjeti me katër rrota që quhen makina”.

Gjatë një takimi me të rinj, numri një i kryeqytetit, tregoi edhe mënyrën e duhur për të pasur sherbim e “Mobike” nga celulari juaj.

Në fund Veliaj u bëri apel drejtuesve te automjeteve, që do të duhen të mesohen të ndajnë rrugën me biçikletat, pasi kështu ndodh edhe në metropolet e mëdha të botës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!