Adil Rami ka luajtur me skuadra si Milan, Sevilla, Valencia, Lille apo Marseille, teksa fitoi Botërorin Rusi 2018 me Francën e tij. Sezonin e kaluar ishte pjesë e Sochi në Rusi, teksa në ditët e para të shtatorit u transferua te portugezët e Boavista.
Qendërmbrojtësi i njohur, në një rrëfim për Mais Futebol, zbulon problemin e tij të madh. 34-vjeçari tregohet i sinqertë dhe e ka të qartë se mund të kishte luajtur në nivele edhe më të larta, mjafton të ishte treguar më shumë profesionist.
“Mund të kisha pasur një karrierë më të mirë nëse do të kisha një stil jete më të mirë. Kam organizuar shumë festa, kam kaluar shumë femra nëpër duar, nuk i kam kushtuar fare rëndësi mbipeshës.
Ushqimi filloi të kthehej në problem për mua, më pëlqen shumë të ushqehem. Një ves i keq, pasi nuk kam frikë asnjë sulmues kur ndodhem në formë të mirë fizike“, deklaron mbrojtësi francez. /abcnews.al