Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trazira për zgjedhjet e përgjithshme, Presidenti i Kirgizisë jep dorëheqjen

schedule13:38 - 15 Tetor, 2020

schedule 13:38 - 15 Tetor, 2020

Presidenti i Kirgizisë, Sooronbai Jeenbekov, ka dhënë dorëheqjen pas protestave masive kundër rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare, që u siguruan fitore partive politike të lidhura me të dhe qeverinë e tij.

Jeenbekov në një konferencë për mediat ka thënë se vendosi të japë dorëheqjen sepse, siç tha, paqja dhe uniteti në vend është më i rëndësishëm se çdo post.

Ndër të tjera Jeenbekov tha se pavarësisht miratimit të tij të vendimit të parlamentit, një ditë më parë, për të zgjedhur, Sadyr Japarov, si kryeministrin e ri të vendit situata agresive nuk u zhduk dhe thirrjet për dorëheqjen time vazhduan.

Gjithashtu Jeenbekov  u bëri thirrje mbështetësve të Japarovit dhe figurave të tjera politike të ndalojnë tubimet e vazhdueshme.

Konfirmimi i Japarovit si kryeministër e shtyu Kirgizinë drejt zgjidhjes së krizës së shkaktuar nga demonstratat mbi rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 4 tetorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!