Hipoteka e Korçës është mbyllur pasi tre punonjës kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.
Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se tre punonjësit që kanë rezultuar pozitiv janë karantinuar. Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton se do të kryejnë tamponin edhe punonjësit e tjerë për të parë nëse janë mbartës apo jo të virusit.
Situata e pandemisë vijon të jetë shqetësuese në vend. Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë raportoi 203 raste të reja dhe 5 humbje jete. Ndërsa nga dita e sotme maska do të jetë e detyruar edhe në ambientet e hapura. g.v/abcnews.al