Pas takimit me Bashën austriakët mbështesin hapjen e negociatave

schedule12:31 - 8 Qershor, 2018

schedule 12:31 - 8 Qershor, 2018

Kryedemokrati Lulzim Basha pas një takimi në ambientet e Kryesisë së Kuvendit me nje delegacion parlamentar austriak konfirmoi marrjen e mbështetjes së Austrise në votimin e pritshëm të këtij muaji për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Artikulimi i shqetësimit për trajtimin e çështjes “Xhafaj”  erdhi nga selia blu, por këtë herë nga kreu i Komisionit të Çështjeve Europiane, Reinhold Lopatka, njëkohësisht kryetar i Komisionit të jashtëm në parlamentin austriak.

“Kemi pasur mundësinë të shkëmbenim mendime me parlamentarë sit ë mazhorancës ashtu edhe opozitës dhe me kënaqësi konstatoj se hapja e negociatave mbështetet nga të dyja palët. Megjithatë duhet të theksoj se ne jemi të shqetësuar për çështjen Xhafaj. Rasti i ministrit Xhafaj duhet të hetohet në mënyrë të besueshme në mënyrë që të ndihmojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”.

I shoqëruar nga Michael hammer, zv.kryetar i komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Austri, Reinhar Lopatka përcolli shqetësimin e qytetarëve që përfaqëson.

“Gjithashtu më duhet të përmend se qytetarët austriak janë të shqetësuar me rastet kriminale në Europë ku qytetarët shqiptarë janë të përfshirë.Lufta kundër elementëve të krimit të organizuar dhe bërja e gjithçkaje për fuqizimin e ksuhtetutës dhe shtetit ligjor janë tepër e rëndësishme për ne”.

Konferenca e përbashkët në selinë blu erdhi menjëherë pas takimit me dy funksionarët austrik në ambientet e kryesisë së Kuvendit, takim gjatë të cilit kryedemokrati njofton thirrjen e tij për mbështetjen e Shqipërisë me votën austriake në fund të muajit në Samitin i cili do të vendosë fatin e negociatave të Shqipërisë me unionin.

“Padyshim që ne jemi pro hapjes së negociatave në Këshillin Europian në fund të qershorit. Ky është një qëndrim i ndarë nga të gjitha partitë e Parlamentit Austriak”.

Kreu demokrat Basha theksoi qëndrimin e opozitës se hapja e negociatave nuk vjen përmes fshehjes së problemve në vend dhe angazhimin e demokratëve për çelja e diskutimeve për antarësim, që të ishin edhe një instrument kontrolli ndaj qeverisë me qëllim përparimin e Shqipërisë në luftën kundër narkotrafikut, korrupsionit dhe pro një drejtësie të pavarur. Mbështetjen e austrisë për hapjen e negociatave për antarësim me Shqipërinë e ka njoftuar edhe më parë kancelari austriak Sebastian Kurtz. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!