Dogana e Qafë Botës do të hapet për të gjithë punonjësit sezonalë prej datës 25 tetor deri në 10 nëntor. Kjo është edhe periudha kohore kur punonjësit sezonalë pritet të kalojnë drejt Greqisë për të punuar në vjeljen e agrumeve.
Ndërkohë mësohet se testi për Covid-19 do të realizohet falas për këtë kategori personash që do të kalojë në këtë pikë kufitare.
Dogana e Qafë-Botës u mbyll përfundimisht në datë 21 korrik, ndërkohë që më parë lejohej vetëm kalimi i kamionëve.
Ky vendimi vjen pas protestës së mbajtur të shtunën e kaluar nga banorët e Sarandës, Konispolit dhe Finiqit përpara doganës dukë kërkuar hapjen e saj./mv. abcnews.al