Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka pritur në një takim nën/Sekretaren e Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, Marie Royce.
Në fokus të këtij takimi është shkëmbimi i programeve arsimore si një mënyrë për të rritur bashkëpunimin enë fushën e arsimit dhe të kulturës mes dy vendeve.
Gjithashtu ky është një takim që zhvillohet në kuadër të zgjerimit të prezencës në vendin tonë e të bashkëpunimit me qeverinë shqiptare, për rritjen e investimeve e fuqizimin e mbështetjes për Shqipërinë në çdo fushë.
“Dua të theksoj disa nga mënyra tona të bashkëpunimit më shumë se 2200 shqiptarë kanë marrë pjesë në këtë program. Programet e shkëmbimet janë një nga mënyrat më të mira për shqiptarët dhe amerikanët për të krijuar mundësi dhe për të shkëmbyer kultura. Pak para kohësh kolegu im ishte këtu dhe unë jam këtu për të thelluar më shumë këtë bashkëpunim”, është shprehur Marie Royce.
Ndërkohë kryeministri Rama në fjalën e tij ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me SHBA-në në fushën e arsimit dhe të kulturës.
“Një pjesë nxënësish shqiptar përfitojnë nga programet tuaja, ka dhe më shumë shqiptarë që përfitojnë në Shqipëri, dhe mendoj se ka shumë gjëra të tjera, dhe mendoj se vizita juaj të ndihmojë më shumë në këtë aspekt. Ka shumë gjëra fantastike për të mësuar nga SHBA në fushat e arsimit e kulturës. Më besoni, nuk janë pak, ato që mund të mësoni nga kultura jonë. Kultura është një sferë ku SHBA ka shumë për të mësuar ende nga vendet e tjera dhe kultura e tyre më e vjetër dhe komplekse
Ambasadorja juaj ka sjellë më shumë energji dhe vullnet për të ndihmuar. Ja kalofshi mirë, mezi e kthyem diellin dhe e kemi këtu për ju, shijojeni, ka thënë kryeministri.e.su./abnews.al