Agjencia imobiliare ndalon hyrjen me maskë: Nuk ju shërbejmë, jeni si dele që nënshtroheni

schedule09:38 - 15 Tetor, 2020

schedule 09:38 - 15 Tetor, 2020

Pandemia është një sajesë. Ndërsa maskat janë të panevojshme për të mbrojtur nga virusi. Nëse do të kishte një klasifikim për ata që kundërshtojnë mbajtjen e maskave, më të bindurit dhe radikalët, Karlo Laurenci, një nga pronarët e agjencisë imobiliare “Labirinto” në Forli të Italisë, do të mbante sigurisht vendin e parë, raporton la Repubblica.

Në hyrje të dyqanit të tij ai ka varur disa tabela që bëjnë një apel të qartë për klientët. Ata që mbajnë maska nuk duhet të hyjnë. Për të qenë dhe më i qartë ka varur dhe një arkivol të vogël ku shkruhet: Këtu prehet kushtetuta italiane.

Laurenci është i bindur që maskat nuk mbrojnë nga virusi, por janë një shenjë nënshtrimi për ata që heqin dorë nga liria për të pasur siguri. Dhe këta njerëz sipas tij nuk meritojnë as liri dhe as siguri.

I intervistuar nga shumë media në vend ai shpalos repertorin e komplotistit të përsosur: sipas tij maskat nuk shërbejnë për të mbrojtur nga infektimi por për t’i mbyllur gojën qytetarëve, transmeton abcnews.al

Ai thekson se vetëm delet mund ta bëjnë këtë. Ndërsa ai është në gjendje të vërë bast dhe shtëpinë e tij për të mos hequr dorë nga liria e tij, ligjet ekzistuese, kushtetuta dhe konventa ndërkombëtare.

Agjenti imobiliar i cili ndalon hyrjen çdokujt që mban maskë mbrojtëse, është i bindur se virologët që flasin prej muajsh kanë interesat dhe lidhjet e tyre me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Në një moment që ka mjekë të cilët thonë të kundërtën pa interesa personale. Laurenci shprehet se nuk u thotë klientëve të blejnë një pronë, por i kërkon të vijnë të shoqëruar me teknikun e tyre që mund ta vlerësojë atë pronë në mënyrë të pavarur. Në rastin e maskave sipas tij tekniku i shtetit është ai që thotë atë që shteti do, atë që duan personat e lidhur me OBSH-në dhe me një seri organizmash të tjerë jo transparente.

“Mjekë si Fauci, që ka të gjithë pushtetin e botës, kanë interes, të tjerët jo. Unë duhet të jem i lirë të zgjedh,” përfundon ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!