Ky që shihni në foto është 31-vjeçari Xhafer Mata nga fshati Kalimash i Kukësit, i cili qëlloi për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, dhe më pas qëlloi edhe veten me plumb pas koke. 31-vjeçari ndërroi jetë në spital.
Xhaferr Mata sipas publikimeve që vetë ka bërë në rrjetet sociale, mësohet se sapo ishte diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike për Logjistikë Prodhim.
Në profilin e tij në “Facebook”, i riu i ka kushtuar një poezi shumë prekëse nënës së tij vetëm 20 orë para se të kryente krimin. /abcnews.al