Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marrëveshja Kosovë-Serbi ende larg, Hoti: Deklaratat e Daçiç dhe Vulin tregojnë mentalitetin e vjetër

schedule20:58 - 14 Tetor, 2020

schedule 20:58 - 14 Tetor, 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në intervistën ekskluzive në ABC News, për emisionin “Ballkan” të gazetares Linda Karadaku, këtë të mërkurë, foli për deklaratat e politikanëve serb, siç ishte ajo e Ministrit të Mbrojtjes Aleksandër Vulin apo e Ministrit të Jashtëm Ivica Daçiç.

Për Kryeministrin e Kosovës, deklaratat e tilla politike, tregojnë se Serbia nuk e ka tejkaluar mentalitetin e vjetër, që vijon prej vitesh ka krijuar luftëra nga Sllovenia në Kosovë. Sipas Hotit, kjo konfirmon drojën e Kosovës, se arritja e një marrëveshjeje mes dy vendeve, është ende larg.

Lexo edhe: Dialogu me Serbinë, Hoti në Abc News: Jo zgjidhje që lë problemin hapur, as pazare e koncesione

“Këshilla e Trump ishte e fokusuar në rritjen e standartit të jetës së qytetarëve në aspektin ekonomik, ti jepnim një shans marrëveshjes së  paqes duke hyrë në projekte infrastrukturore në mënyrë që spektri politikë të ecë më tej.

Ne jemi të gatshëm për të përmbyllur marrëveshjen me Serbinë por duhet të thënë se ajo që unë njoh dhe shoh, duke parë zhvillimet politike në Serbi, është vështirë që të përmbyllet së shpejti një marrëveshje me ta.

Mendoj se deklaratat e Vulinit, apo të Daçiç apo të tjera, konfirmojnë atë që ne druajmë, që përmbyllja e një marrëveshjeje Serbi-Kosovë vështirë të besohet se do të ndodhë së shpejti.

Ky mentalitet i figurave të larta të politikës në Serbi reflekton gjendjen aktuale, me sa duket politika atje nuk e ka tejkaluar mentalitetin e vjetër i cili ka krijuar luftëra nga Sllovenia deri në Kosovë”, deklaroi Hoti.

Lexo edhe: Largimi i Vjosa Osmanit? Hoti: Partia e ka privilegjuar, një ditë do kthehet, derën e ka hapur

Kryeministri Hoti foli gjithashtu edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, ku janë arrestuar dhe janë thirrur në Gjykatën Speciale në Hagë, disa prej veteranëve të Luftës në Kosovë (UÇK).

Sipas tij, nuk është e para herë që Kosova përballet me diçka të tillë, ndërsa theksoi se tashmë është arritur shkalla e maturisë për tu përballur me çështjen, si nga ana e politikanëve edhe nga ana e qytetarëve.

“Jemi përballur edhe në të kaluarën në raste të tilla, ku kemi figura të larta politike të cilët janë përballur me gjykatën.

Tani është pak ndryshe sepse kjo Gjykatë është e Kosovës dhe është e vendosur në Hagë. Ne kemi arritur shkallën e maturisë për tu përballuar me këto situata.

Kam vërejtur se reagimet e politikanëve dhe qytetarët tashmë janë të matura në deklaratat që japin”, tha ndër të tjera kryeministri Hoti.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!