VIDEO/ 270 minuta thatësirë, Shqipëria e Rejës ka harruar të shënojë

schedule19:56 - 14 Tetor, 2020

schedule 19:56 - 14 Tetor, 2020

Është mbyllur takimi mes Lituanisë dhe Shqipërisë, me rezultatin e bardhë 0-0. Barazimi i dytë radhazi me këtë rezultat për kuqezinjtë tanë, pas ndeshjes në Kazakistan. Madje, thatësira për gola nuk është vetëm kaq.

Edhe në takimin e parë kundër Lituanisë, luajtur në Shqipëri, kuqezinjtë tanë jo vetëm që nuk shënuan për 90 minuta, por humbën 0-1. Mbrojtja me 5, nuk pëson shumë, por golat kuqezi, mungojnë…

Shumë pak për Brojën sot, ndërsa Seferi pati dy raste të arta, por të dyja u pritën nga portieri vendas. Lituania nuk rrezikoi thuajse aspak portën e Shqipërisë, madje niveli që treguan, la shumë për të dëshiruar. Por sërish, kuqezinjtë tanë vuajtën që të gjenin rrjetën.

Vetëm një pikë për djemtë e Rejës, pavarësisht se ishin dukshëm favoritë për të fituar. 5 pikë pas 4 ndeshjeve në UEFA Nations League, janë pak për Shqipërinë tonë, duke parë dhe nivelin që kundërshtarët kanë treguar në fushën e lojës. Shënimi i golave, nuk është dukur aspak kaq i vështirë për kombëtaren tonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!