Gjermania nuk po kalon një moment të mirë. Rezultatet pozitive kanë munguar kohët e fundit dhe kritikat janë shtuar shumë. Trajneri i Bayern Munchen, Hans-Dieter Flick, i cili ishte ndihmësi i Joachim Low në 2014 kur fitua kupa e botës në Brazil.
Flick flet problemeve të “Pancerave”, teksa bën një kompliment edhe për Miroslav Klose, ish-sulmuesin e famshëm, aktualisht zv trajner i rekordmenëve gjermanë. “Joachim Low po bën një punë shumë të mirë te kombëtarja.
Ne klubet e Bundesligës duhet të sigurohemi që të rrisim sa më mirë lojtarët që do të luajnë në të ardhmen me Gjermaninë. Mbi të gjitha, duhet të fokusohemi dhe të përpiqemi të nxjerrim mbrojtës krahu dhe sulmues, që sot janë të rrallë. Nuk shoh ndonjë sulmues të madh gjerman për momentin.
Gnabry dhe Werner nuk janë qendërsulmues. Ekziston një i tillë, e kemi ne te Bayerni: Miroslav Klose. I mjaftojnë 6 javë stërvitje dhe do të ishte gati të luante përsëri. Gjithsesi është e pamundur, pasi unë kam nevojë për të“, deklaron trajneri i Bayernit. /abcnews.al