Paralajmëron Hoti: Nëse do të vijojë rritja e rasteve me Covid-19, marrim masa ekstreme

schedule16:04 - 14 Tetor, 2020

schedule 16:04 - 14 Tetor, 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për mediat ka bërë një paralajmërim sa i përkët situatës Covid-19 në vend.

Kreu i qeverisë u shpreh se nëse edhe pas dy-tre javëvë vijon rritja e numrit të rasteve me COVID-19, do të detyrohen të marrin masa më ekstreme.

Hoti theksoi se rreziku është real.

 “Rreziku është real që ne për dy deri në tri javë të kemi të njëjtën gjendje që po kalojnë shumica e vendeve të BE-së. Në regjion kemi filluar të rrethohemi prej vendeve me numër shumë të lartë të të prekurve, te ne sapo ka filluar të rritet numri. Rreziku është real që pas dy tri javëve nëse shkon me këtë trend ne do të detyrohemi të marrim masa më ekstreme”, tha Hoti.

Ai shtoi se me respektimin strikt të masave ne mund ta mirëmbajmë këtë gjendje.

“Nuk dëshirojmë që ti shqetësojmë bizneset, e as qytetarët që t’i ndalojmë në rrugë ti gjobitim, ti mbyllim bizneset, tu shkojmë njerëzve në ndeja e ahengje private, por është në interes të tyre që t’i respektojmë këto masa”,  shtoi Hoti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!