Ushqime që përmirësojnë përqendrimin dhe kujtesën

schedule12:24 - 14 Tetor, 2020

schedule 12:24 - 14 Tetor, 2020

Një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar është themeli i shëndetit tonë, por shumë argumentojnë se të ushqehesh shëndetshëm është e mërzitshme. Jo vetëm që garanton një furnizim adekuat të energjisë dhe lëndëve ushqyese, por në këtë mënyrë parandalohen mungesat e ushqimit.

Frutat e thata: Një aleat i vërtetë për trupin tonë, Jo vetëm që janë të pasura me acide yndyrore Omega 3 dhe Omega 6, por përmbajnë vitamina dhe minerale. Për më tepër, ky ushqim kontrollon nivelin e serotoninës së trurit, i cili nga ana tjetër kontrollon oreksin dhe gjendjen shpirtërore.

Farat e kungullit: Për disa njerëz këto fara janë pothuajse të parëndësishme. Por, ato përmbajnë vitamina A dhe E, Omega 3, Omega 6 dhe zink. Nëse hani disa çdo ditë, do të siguroni sasinë e duhur të zinkut, i cili forcon trurin dhe kujtesën.

Çokollata e zezë: Një aleat i vërtetë i trurit tonë pasi garanton funksionim të mirë të trurit, njohës dhe mnemonik. Disa gramë në ditë janë të mjaftueshme, por mos harroni të blini atë që ka të paktën 70% kakao.

Domatet: Përmbajnë likopen, një antioksidant i çmuar që optimizon funksionet e trurit dhe mbron nga tumoret. Edhe nëse vendosni t’i gatuani, likopeni është i disponueshëm dhe absorbohet lehtësisht nga sistemi i tretjes.

Salmoni: Është ndër llojet më ushqyes për trurin dhe kujtesën, falë pranisë së acideve yndyrore omega 3, të cilat mund të parandalojnë kancerin dhe tumoret. Salmoni përmban luteinë, një karotenoid që grumbullohet në tru, i cili ka një fuqi anti-inflamatore. Ai gjithashtu përmban acide yndyrore të pangopura, fibra dhe vitamina.

Vezët: Përmbajnë shumë kolinë, një koenzimë e dobishme për kujtesën. Bëni kujdes të mos hani shumë vezë, sepse përmbajnë shumë yndyrë dhe kolesterol. Prandaj, ata që vuajnë nga hiperkolesterolemia duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje.

Peshku blu: Një ushqim që duhet të jetë gjithmonë i pranishëm në dietën tuaj të paktën duhet ta hani3 herë në javë. Është një ushqim i pasur me omega 3 dhe vitamina, të cilat veprojnë drejtpërdrejt në sistemin nervor dhe përqendrimin. Ato përmbajnë fosfor i cili është aleati numër një i kujtesës dhe shëndetit të trurit.

Bishtajoret: Janë të pasura me acid folik, të cilat janë në gjendje të parandalojnë plakjen qelizore dhe ndihmojnë në forcimin e kujtesës.

Spinaqi, lakra dhe marulja: Këto tre perime janë shumë të dobishme për kujtesën. Ato përmbajnë antioksidantë, parandalojnë përkeqësimin e funksioneve njohëse. Sigurojnë vitamina të ndryshme, antioksidantë dhe kripëra minerale që mbrojnë trurin nga plakja e qelizave nervore, ndërsa në të njëjtën kohë rrisin kujtesën afatgjatë. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!