Rritja e rasteve me Covid, mjekja: Jemi në situatë alarmante, do bëhet e papërballueshme

schedule08:52 - 14 Tetor, 2020

schedule 08:52 - 14 Tetor, 2020

Mjekja e Qendrës Shëndetësore nr.3, Bruna Shiroka ka deklaruar se jemi në kushtet e alarmit të mbingarkesës dhe do të vijë një moment që rritja e rasteve me Covid do të bëhet e papërballueshme.

Në një lidhje me Skype për ‘ABC e Mëngjesit’, ajo u shpreh se në këtë situatë alarmante janë edhe sistemet spitalore, prandaj duhet me domosdoshmëri të mbahen maskat.

“Jemi në kushtet e një mbingarkese të punës. Kemi një fluks të shtuar periodik të pacientëve që zbulohen me indiksion nga koronavirusi apo shprehin rrezik në kushtet e mbivendosjes së indikacioneve. Si e tillë përditshëmëria jonë është e mbingarkuar përtej orarit punës, pra kemi një shërvim ndaj qytetarëve  pothuajse 24 orë dhe në 7 ditë të javës. Jemi në kushtet e mbingarkesës dhe trendi i rritjes do të vijë një moment që është e papërballueshme nga sistemi parësor. Jemi në kushtet e alarmit të mbingarkesës jo vetëm ne, por edhe sistemi spitalor. E parë në këtë prizëm ulja e rritjes së rasteve të parë në këtë prizëm, do të ishte i domosdoshëm dhe i nevojshëm, edhe pse jo përdorimi i maskave si një element lehtësues  patjetër që do t’i shërbente kësaj kauze”, tha Shiroka. l.k/abcnews.al