Bomba e telekomanduar që u gjet sonte në Vlorë ka tronditur qytetin, pasi ishte në lulishte, pranë rrugës kryesore, që është shumë e frekuentuar, por fatmirësisht nuk shpërtheu. Misteri përpara policisë dhe prokurorisë së Vlorës është i madh.
Pyetjeve që duhet të japin përgjigje janë disa, duke filluar nga fakti si përfundoi eksplozivi i lidhur me celular në atë vend dhe kush ishte shënjestra?
Puna ka nisur nga sekuestrimi i kamerave të sigurisë së bizneseve pranë pallatit të kulturës ku u gjet eksplozivi i mbështjellë në pako, lidhur me një celular.
Grupi hetimor po kontrollon lëvizjet e personave të ndryshëm në atë zonë ku u gjet pakoja për të shkuar te autorët.
Përveç zbulimit të llojit dhe sasisë së eksplozivit, pistat në tavolinën e grupit hetimor janë disa për të zbuluar autorin e bombës me telekomandë që u la në lulishte në rrugën e portit pranë pallatit të Kulturës.
Gazetari i Abc News në Vlorë Elton Nika raporton se eksplozivi nuk ishte pranë rrugës por poshtë një peme në lulishte duke përjashtuar mundësinë që t’i ketë rënë ndonjë makine në lëvizje, që autorët t’ia kishin vendosur.
Pistat që mbeten janë të paktën dy; e para që autori ta ketë hedhur me qëllim në atë zonë të frekuentuar për të krijuar terror, ose plani për te shënjestra të ketë mbetur në mes të rrugës nga qëllime të ndryshme, qoftë edhe nga pikasja duke e detyruar autorin që ta lerë poshtë pemës. Një atentat fatmirësisht i dështuar. / db/Abcnews.al