Para disa ditësh gjykata e Fierit vendosi masën e sekuestros preventive për të gjithë pronat dhe pasuritë vellëzerve Çilotaj, pasi dyshohet se janë krijuar me aktivitete të paligjshme. Ndërkohë që në laboratorin e Vladimir Çilotajt në Mbrostar mësohet se janë gjetur mbetje të bimëve narkotike që ishin tharë aty më parë. Provat e siguruara nga prokuroria e Fierit kanë rrëzuar përfundimisht pretendimin e punëtorëve dhe të afërmve të vëllezërve Vladimir dhe Shpëtim Çilotaj që deklaruan se brenda magazinës, veç bazës ushqimore për bagëtitë gjendej edhe një pulari. Ekspertët e kriminalistikës arriten në konkluzionin se një sasi mbetjesh organike të gjetura në laboratorin e Çilotajve i përkasin bimës canabis sativa dhe ishte e thare. Kjo ka ngritur dyshimet se në këtë laborator mund të jetë kryer më parë tharja e kanabisit. Gjithashtu, nga krahasimi i pajisjeve të gjetura në laboratorin e Çilotajve me ato të pularive,është konkluduar se nuk kanë asnjë ngjashmëri me njëra-tjetrën. /abcnews.al
Në magazinën e Çilotajve janë gjetur mbetje të bimëve narkotike
schedule12:34 - 7 Qershor, 2018
schedule 12:34 - 7 Qershor, 2018