Negociatat me Greqinë/ Berisha: Rama po kryen tradhti kombëtare

schedule11:30 - 7 Qershor, 2018

schedule 11:30 - 7 Qershor, 2018

Pas ndërprerjes së dytë të seancës, ish kryeministri Sali Berisha e quajti tradhëti kombëtare negociatat me Greqinë për kufirin detar. Berisha tha se nga disa burime të grupit negociator, i rezulton se kryeministri po i fal detin Greqisë. Pas këtyre deklaratave reagoi kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Daljet nga salla e parlamentit të ish-kryeministrit Sali Berisha përgjithësisht paralajmërojnë një denoncim të ri. Kështu ndodhi edhe këtë të enjte.

 “Pala greke në mënyrën më arrogante dhe prepotente i ka dorëzuar palës shqiptare marrëveshjen duke i thënë merreni se për këtë nuk ka asnjë koment. Kjo është marrëveshja për të cilën kemi rënë dakord në Greqi dhe nuk mund të komentoni”

Ish kreu i qeverisë garanton se zhvillimet më të fundit me palën greke janë marrë nga nga burime të dy-trefishta brenda grupit negociator.

“Pala greke ka bërë të qartë se nuk mund të shqipërojnë fjalën ‘Koncesione’ dhe ‘Ekiti’. Disa anëtarë të delegacionit kanë shprehur mosaprovim të plotë për këtë qëndrim. Famozi ishulli Oton merr fuqi të plotë si për ujërat territoriale ashtu edhe zonën ekonomike”.

Në palën e negociatorëve shqiptarë janë dy spiunë sipas ish kryeministrit Berisha I cili akuzon edhe kreu e qeverisë Edi Rama se po kërcënon anëtarët e delegacionit shqiptar.

“Disa anëtarë të delegacionit kanë shprehur refuzimin e plotë, kanë bërë letra për shefat e tyre ku i njoftojnë për imponimin që kërkon të bëjë pala greke. Skapi famoz dhe agjenti Muçollari arrinin që të falsifikojnë edhe minutat e diskutimeve, të bindin për të firmosur letra pasi janë hequr gjërat nga aty. Dy persona secili më i zi se tjetri, Skapi famoz dhe spiuni Muçollari, i njohur se punon në çdo rast kundër Shqipërisë. Nga Edi Rama, anëtarët kanë marrë kërcënime për largime imediate nga Athina dhe bisedimet”

Sipas Sali Berishës deklarata e ministrit grek të Mbrojtjes, Kamenos, për zgjerimin e zonës ekskluzive ekonomike të Greqisë konfirmon se marrëveshja është mbyllur. Ky është grusht shteti për ish kryeministrin Berisha pasi në mungesë të Gjykatës Kushtetuese nuk ka asnjë institucion që kontrollon marrëveshjen.

“Ministri i Mbrojtjes, Kamenos një nacionalist, një anëtar i partive ekstremiste, një anti-shqiptar, ka deklaruar se Greqia do zgjerojë zonën ekonomike në kurriz të Shqipërisë, pasi në kurriz të Turqisë dhe Italisë nuk e bëjnë dot. Aparaturat e blera për matje nuk janë vënë në punë pasi grekët kanë thënë se nuk ka diskutim. Ky është grusht shteti pasi me bllokimin e Gjykatës Kushtetuese këtë marrëveshje nuk ka kush ta kontrollojë”.

I vetmi që i përgjigjet këtyre akuzave është Taulant Balla. Kryetari i grupit parlamentar socialist kërkon përgënjeshtrimin e deklaratës së ish kryeministrit Sali Berisha. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!