Aguero i zbulon “defektet” shokut: Unë e Messi, si një martesë e lodhur!

schedule14:57 - 13 Tetor, 2020

schedule 14:57 - 13 Tetor, 2020

Leo Messi dhe Kun Aguero ndajnë dhomën prej vitesh në kombëtaren argjentinase. Dy sulmuesit janë shumë miq mes tyre, ndërkohë që së fundmi futbollisti i Manchester City ka folur në emisionin “Santo Sabado”, që transmetohet në America TV.

Aguero ka folur për raportin e tij me Messin dhe arsyet se pse ata “zihen” mes tyre. Një prej tyre është televizori. “Je me të duke parë TV dhe ai kthehet e bie në gjumë. Unë vazhdoj të shoh TV dhe nganjëherë më zë gjumi me TV ndezur. Dhe të nesërmen ai më qorton për këtë”, tregon sulmuesi.

 

Pas kësaj përgjigjeje, drejtuesi i emisionit shton për raporton mes Aguero dhe Messi.“Shkurtimisht një lloj martese e lodhur”, thotë ai, ndërkohë që merr edhe konfirmim për deklaratën e bërë. “Pikërisht kështu është”, shton sulmuesi i City.

Kur vjen puna te dushi ka sërish “përplasje”. Aguero shprehet: “Ne mbërrijmë në hotel në 19:30 dhe në 21:00 duhet te jemi gati për darkën. Me pak fjalë ka kohë të mjaftueshme, por ai menjëherë bën një dush. Ndërkohë unë jam në dhomë me pantallona të shkurtra.

Pastaj ai nis me të tijën. ‘Edhe 30 minuta’, kurse unë vazhdoj në celular. Sërish Messi që thotë ‘Edhe 10 minuta kanë mbetur’. Atëherë unë shkoj të bëj një dush. Atij i pëlqen të arrijë gjithmonë në kohë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!