Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 41-vjeçarin, Myslim Estrefi, i cili përplasi me makinë për vdekje bashkëfshatarin e tij (të afërm me njëri-tjetrin), Shaqir Estrefi, 57 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së shtunës rreth orës 15:00, në fshatin Romanat, rreth 20 kilometra në lindje të qytetit të Durrësit.
Sipas informacioneve autori Myslim Estrefi, e ka raportuar ngjarjen si aksidentale pranë Policisë, por hetimet kanë treguar se bëhej fjalë për një vrasje me dashje për hakmarrje, pasi 14 vite më parë, babai i viktimës, Qamil Estrefi, pati vrarë babanë e autorit, Zydi Estrefi.
LEXO EDHE: Familja i jep lamtumirën! Ky është durrsaku që u përplas për vdekje në shenjë hakmarrje
Shkak për këtë ngjarja dyshohet se është bërë një konflikt për pronësinë 14 vite më parë në fshatin Romanat të Durrësit, Qamil Estrefi, babai i viktimës së të shtunës Shaqir Estrefi ka vrarë babanë e autorit Zydi Istrefin.
Asokohe, Qamili u arrestua dhe u dënua, ndërkohë disa vite më parë ka humbur jetën.
Por autori i aksidentit nuk ka pranuar se ngjarja ka qenë e qëllimshme, ai ka theksuar se ka qenë i dehur dhe ka humbur kontrollin e mjetit dhe se nuk ka dashur ta frikësojë dhe ta vrasë 57-vjeçarin./abcnews.al